Spanja mposht Italinë dhe kualifikohet në raundit tjetër, vendi i dytë është ende i hapur në Grupin B

2 min read

Italia humbet ndaj Spanjës, me Calafiori-n që u dhuroi fitoren dhe kualifikimin iberikëve.Skuadra e Luis De La Fuente-s triumfoi 1-0 në Gelsenkirchen ndaj kampionëve të Europës në sfidën e dytë të Grupit B.Një ndeshje e dominuar nga spanjollët, të cilët diktuan ritmin dhe kërcënuan vazhdimisht portën e Donnarumma-s, teksa në krahun tjetër, Unai Simon ishte me statusin e një tifozi pa biletë.Sfida nisi me intensitetin e lartë nga Spanja dhe me Italinë që mendoj vetëm për mbrojtjen. Iberikët kërcënuan vetëm pas dy minutash lojë me Pedrin, por Donnarumma reagoi mjaft mirë.

Pas tetë minutash, Morata i shkoi pranë golit sërish, por Donnarumma ishte përsëri i gatshëm, ashtu si në minutën e 25-të ku portieri i PSG-së fluturoi për të mbajtur portën e paprekur në goditjen e Fabian Ruiz.Pjesa e dytë nisi përsëri me ritmin e duhur nga Spanja dhe si të mos mjaftonte dominimi i skuadrës së De La Fuente-s, Calafiori gaboi duke shënuar në portën e tij, një autogol që i dhuroi avantazhin Spanjës në minutën e 55-të.Moment që ndryshoi disi ritmin e ndeshjes, me Spalleti-n që freskoi skuadrën, por sërish gjetja e portës së Unai Simon rezultoi mision i pamundur.Në minutat e fundit Italia provoi me të gjitha forcat, por nuk ia doli, teksa edhe tensioni nuk mungoi, ndërsa Donnarumma ishte i pakalueshëm në dy goditjet e Ayoze Perez.Me këtë sukses, Spanja kualifikohet pasi tani numëron gjashtë pikë, e në krahun tjetër Italia mbetet në kuotën e tri pikëve dhe vendi i dytë është totalisht i hapur, me Spanjën që në ndeshjen e fundit do të luajë ndaj Shqipërisë dhe Italia do të masë forcat me Kroacinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *