Ukraina zhgënjen në “Allianz Arena”, Rumania e mposht me tre gola

1 min read

Ishte padyshim një nisje katastrofike e Kampionatit Evropian të futbollit për Ukrainën, e cila u mund nga rivalët rumunë, në “Allianz Arena”, me rezultat 3:0, duke zhgënjyer totalisht tifozët e pranishëm në mitikun gjerman. Një lojë që la shumë për të dëshiruar nga ana e ukrainasve sidomos në finalizimin e aksioneve. Sipari i golave u çel në minutën e 29’-të të sfidës, nga “fantazisti”, Nicolae Stanciu, i cili merr një pasim të shkurtër nga Denis Man, për të shënuar një “perlë” nga jashtë zone, ndërsa dy golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë, ku Marin e Dragus tundën rrjetën e Lunin, duke siguruar një fitore të madhe, që mund t’i sigurojë edhe kualifikimin e mëtejshëm.Kështu, falë këtij triumfi madhështor, Rumania renditet në vendin e parë të Grupit E, ndërsa Ukraina në vendin e fundit. Ndërkaq, në sfidën e radhës, rumunët do të përballen me “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, ndërsa Ukraina do të ndeshet me Sllovakinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *