“Tre Luanët” mposhtin Serbinë, vendos goli i Bellingham

1 min read

Janë padyshim mes listës së favoritëve për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm në “kontinentin e vjetër”, për të mos thënë janë favoritët absolut. “Tre Luanët” e Anglisë kanë arritur të sigurojnë një fitore me shumë vlera mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit kanë mundur Serbinë me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili dërgoi në rrjetë një krosim të Bukayo Saka, duke shënuar kështu golin e fitores për djemtë e Gareth Southgate, si dhe të 25-tin këtë sezon, ku bashkë me 16 asistimet e arrira dhe dy trofe është drejt sigurimit të “Topit të Artë”, për herë të parë në karrierë.

Falë kësaj fitoreje, Anglia ngjitet në vendin e parë të Grupit D, me 3 pikë të plota 2 më shumë se Danimarka e Sllovenia. Ndërkaq, ndeshjen e radhës “Tre Luanët” do të ndeshen me “Vikingët” e Danimarkës, ndërsa Serbia do të përballet me Slloveninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *