Trajneri i përgjuar për kurdisje e quan Superligën “gullash liga”

Njeriu që i dha “aromë” të keqe futbollit – e quan Superligën “gullash”. Ismet Munishi pas ndeshjeve të sotme ka bërë një reagim në rrjetet sociale.Përmes një shkrimi ish-trajneri i shumë skuadrave në futbollin kosovar, Ismet Munishi e ka quajtur këtë ligë “gullash” .Kujtojmë që pikërisht Ismet Munishi është njeriu që kishte nisur t’i jepte “aromë” të keqe futbollit kosovar – kur Indeksonline ia publikonte video-skandalet.”A e mujm Prishtinën, e mujm bre…”Kujtojmë që nga rivalët për titull sot fituan Ballkani dhe Drita, kurse Llapi ngeci në Gjilan pas barazimit./LIG Sport
