Arsenali ka harruar dy humbjet e fundit, përkohësisht lider në Premier League
Arsenali ka harruar humbjet e pësuara së fundmi, duke iu gëzuar fitores 0-2 në udhëtim ndaj Wolverhampton në xhiron e 34-t të Premier League.
Topçinjtë tejkaluan zhgënjimin që përjetuan kundër Aston Villa dhe Bayern për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve pas tre ndeshjeve pa fitore.
Takimi nisi me ritme të qeta dhe pa shumë emocione. Mysafirët patën rastin e parë pas një gjuajtje të Declan Rice, dhe në krahun e kundërt kërcënoi Joao Gomes, i cili detyroi Raja të ndërhynte dhe topi përfundoi në shtyllë. Rezultati u hap pas 45 minutash lojë, pasi Leandro Trosar shënoi një gol të bukur për 0-1.
Pjesa e dytë ishte rutinë për Topçinjtë, të cilët arritën të kontrollonin ritmin dhe ta mbanin rivalin larg portës. “Ujqërit” nuk arritën të kërcënojnë mysafirin, ndaj nuk pati gola deri në minutën e pestë shtesë, kur Martin Odegaard shënoi për rezultatin final, 0:2.
Arsenali do të jetë lider në Premier League për të paktën disa ditë pasi ka 74 pikë, një më shumë se Manchester City që luan kundër Brighton të enjten dhe tre më shumë se Liverpool.
