February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Jackson ‘tragjiku’ i Chelseat, Silva ia siguron finalen Man. Cityt | Video

Lojtarët e Manchester Cityt kaluan në finalen e FA Cup, pasi fituan ndeshjen gjysmëfinale me Chelsean në “Wembley” me rezultat minimal 1-0. Për një kohë të gjatë, skuadra e Pochettino-s u përball me sukses me kampionin në fuqi dhe favoritin e madh të kësaj ndeshje, por rezistenca u thye në fund kur Bernardo Silva ishte njeriu që vendosi fituesin.

Ndeshja nisi me ritëm të qetë, kryesisht u luajt në mesin e fushës dhe rastet munguan. Në pjesën e parë, “qytetarët” nuk arritën as të gjuanin brenda portës së Chelseat, por nuk pati shumë mundësi as në krahun e kundërt. Rasti më i mirë për gol ishte për Nicholas Jackson, i cili vrapoi i vetëm përballë portierit, tentoi të driblojë dhe në fund aksioni ballë për ballë nuk u mbyll me një goditje në portë.

Pjesa e dytë nisi me pak më shumë intensitet. Në fillim, një rast i dyfishtë nga një pozicion kolosal nuk u shfrytëzua sërish nga Jackson, pasi portieri kundërshtar shpëtoi portën. Në anën tjet, Phil Foden pati një rast të mirë , por përfaqësuesi anglez nuk arriti të mposht portierin e Chelseat.

Pasoi një periudhë zëvendësimesh dhe rënie e ritmit të lojës dhe më pas kur me siguri disa nga aktorët në fushë prisnin fundin – u shënua goli vendimtar. De Bruyne, në tentativë për të hedhur një top në kuadrat, detyroi një reagim nga blloku, por topi i devijuar erdhi te Bernardo Silva, i cili gjuajti nga brendësia e zonës për 1-0 në minutën e 84-t.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshime në rezultat dhe City shënoi fitore për t’u kualifikuar në finalen e FA Cup. Ndeshja e dytë gjysmëfinale luhet të dielën mes Coventry dhe Manchester United .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *