Fituesi i finales së Katarit përcaktohet në vazhdime – Franca me rikthim ‘ia rrëmben’ nga duart fitoren Argjentinës

Ka shkuar në vazhdime finalja e Kampionatit Botëror në mes të Argjentinës dhe Francës, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Argjentinasit e nisën më mirë ndeshjen, duke mbajtur nën presion kampionin në fuqi.

Ishte minuta e 21-të e takimit, kur Ousmane Dembele e rrëzoi Angel di Marian brenda zonës së rreptësisë.

Edhe pse ishte një rrëzim i lehtë brenda zonës, gjyqtari Szymon Marciniak e mbajti atë qëndrim.

Nga pika e bardhë, Messi shënoi në minutën e 24-të, duke i dhënë Argjentinës epërsinë.

Pasi 35-vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 24-të, argjentinasit vazhduan me paraqitje brilante.

Ky mund iu shpërblye, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Alexis Mac Allister që e gjeti në mënyrë perfekte Di Marian, që realizoi për 2-0 në minutën e 36-të.

Reklama

Franca më pas tentoi të kthehej në lojë, duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele në minutën e 41-të, duke futur Kolo Muanin dhe Marcus Thuram në vend të tyre, derisa ishin shtatë minuta lojë shtesë – por pa ndonjë ndryshim në rezultat nga Les Blues.

Edhe 45 minutat e dytë nisën më mirë për Argjentinën, duke krijuar hapësira të mëdha në çdo cepë të fushës, derisa Julian Alavrez (59’) testoi Llorisin, por që ky i fundit ishte i vëmendshëm.

Ishte një moment shokues për Francën, pasi në minutën e 68-të të takimit, ata regjistruan goditjen e parë në portën e argjentinasëve dhe ishte e plogësht.

Më pas, Les Blues intervenuan me dy zëvendësime të tjera, me Didier Deschamps që largoi Theo Hernandez dhe Antoine Griezmannin, për të inkuadrua Eduardo Camavingan dhe Kingsley Comanin.

Reklama

https://3fa6478921b1457ac6b0ff191da250d2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Këto zëvendësime sollën ndryshim të madh në taktikat e tyre, ndërsa pasuan më pas dy gola.

Nicolas Otamendi shkaktoi penallti, duke rrëzuar një lojtar të Gjelave në minutën e 79-të.

Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.

Ishte minuta e 82-të e takimit, kur ylli i Paris Saint-Germain bashkëpunoi me Marcus Thuram dhe i barazuan shifrat në 2-2.

Në minutën e 97-të, Messi lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, por mrekullisht intervenoi gardiani i Francës.

Në tetë minutat shtesë nuk pati më gola, duke bërë që ndeshja të shkojë me dy herë nga 15 minuta, e që dy ekipet do të synojnë t’i evitojnë penalltitë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *