Lyon në krahët e Lacazette deri në finale të Kupës së Francës

Lojtarët e Lionit janë finalistët e parë në Kupën e Francës. Klubi i famshëm francez, i cili kaloi një periudhë të turbullt këtë sezon, duket se më në fund ka hyrë në ritmin e dëshiruar, krahas lojërave të shkëlqyera në kampionatin vendas, sonte ka kënaqur tifozët e tij me një fitore të sigurt në Kupë, duke siguruar një vendosje të denjë në finale.

Në “Parc Olympique Lyon”, u mposht bindshëm 3-0 skuadra e Valenciennes , e cila ra në provën e parë serioze në kupë, pasi më parë kishte fituar kryesisht kundër skuadrave më cilësore.

Vendin e Lionit në finale e siguroi ylli i parë i skuadrës Lacazette me golat në minutën e 51-të dhe të 57-të, ndërsa rezultatin final 3-0 e vendosi rezervisti Orban.

Në duelin për këtë trofe të rëndësishëm, lojtarët e Lionit do të përballen me skuadrën fituese nga ndeshja e nesërme mes PSG-së dhe Rennes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *