Nottinghami hakmerret ndaj Fulhamit, Newcastle e lëshon në fund ‘bajrakun’ ndaj Evertonit

Pas dy humbjeve në ndeshjet e ndërsjella (5-0 dhe 2-0), lojtarët e Nottingham Forestit më në fund u hakmorrën ndaj Fulhamit dhe realizuan një fitore të rëndësishme në betejën për mbijetesë në Premier League sonte në “City Ground”.
Pas një kohe të gjatë, “Pyjet” bënë një ndeshje siç pritej prej tyre dhe i lumturuan tifozët e tyre me triumfin 3:1. Njëherësh, kjo fitore ishte e para për ish-kampionin evropian në pesë xhirot e fundit në Premierligë (tri humbje dhe dy barazime). Krijues të suksesit të mbrëmjes së sotme ishin Hodson-Odoi, Wood dhe Gipps-White, ndërsa golin e vetëm për londinezët e shënoi Adarabioyo.
Skuadra e Newcastle shpërdoroi sërish epërsinë dhe mbeti pa tre pikët e planifikuara në Premier League. Pjesëmarrësi i këtij sezoni në Champions League dështoi para publikut të tij ndaj Evertonit dhe luajti vetëm 1-1.
Isaac i dha gëzimin tifozëve në “St. James Park” në minutën e 15-të dhe shënoi për 1-0, por Evertoni luftarak tregoi karakter dhe me golin e Calvert-Lewin nga penalltia në fund të ndeshjes, mori një pikë të rëndësishme nga kjo vizitë.