Rodrygo: Jo të gjithë janë të lumtur për ardhjen e Mbappes
Real Madridi realizoi një fitore të re në La Liga, duke festuar ndaj Athletic Bilbaos me shifrat 2-0, ku braziliani Rodrygo ishte shënuesi i të dy golave. Pas ndeshjes, lojtari i “Mbretërve” u shpreh i kënaqur me paraqitjen, si dhe i dha një përgjigje interesante pyetjes për ardhjen e Kylian Mbappes.
“Jam i kënaqur me fitoren, edhe një herë treguam se jemi favoritë për titull. Gjëja më e rëndësishme për mua është që ekipi të fitojë dhe unë e vendos në plan të dytë performancën personale. Nuk e di se çfarë sjellë e ardhmja, por kjo verë padyshim do të jetë e turbullt, veçanërisht me transferimin e paralajmëruar të Mbappes. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë, ne kemi shumë lojtarë të mirë në dhomën e zhveshjes. Fjala e fundit i takon administratës dhe stafit profesional dhe ne do të duhet të përshtatemi me të rejat. Shpresoj që ardhja e Mbappes të mos ndikojë seriozisht në kohën e lojës së lojtarëve të tjerë”, tha Rodrygo.
Është e qartë se Mbappe do të shkaktojë një tronditje të vërtetë në Madrid, por nuk dihet nëse disa nga lojtarët do të duhet të largohen nga klubi për shkak të pranisë së tij. Është e pritshme që ylli francez të ketë një vend të garantuar në skuadrën e parë, por stafi i trajnerëve sigurisht që do t’i ketë duart plot për të siguruar harmoni dhe një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes.
Rodrygo
“Nuk e di se çfarë sjellë e ardhmja, por kjo verë padyshim do të jetë e turbullt, veçanërisht me transferimin e paralajmëruar të Mbappes”
