February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Llapi mposht Lirinë dhe bëhet lider, Gjilani e Dukagjini ndahen në paqe, Feronikeli ’74 fiton me vështirësi ndaj Fushë Kosovës

Llapi ka triumfuar 3:0 ndaj Lirisë, Feronikeli 74 e ka mposhtur Fushë Kosovën 1:0, derisa Gjilani dhe Dukagjini janë ndarë në barazim 1:1, në kuadër të xhiros së 27-të në AlbiMall Superligë.

Llapi është bërë lideri i ri i Superligës së Kosovës pas triumfit ndaj Lirisë në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina nuk e shpërdoroi rastin e dhënë pas gabimit të Ballkanit, duke i dhënë leksion Lirisë.

Pas vetëm tetë minutave lojë, Leotrim Bekteshi me një gol të bukur pas asistimit të Namanit e kaloi Llapin në epërsi.

Ndërsa, Adem Maliqi u përkujdes për të dyfishuar epërsinë pas një tjetër asistimit të Namanit (17’).

Liria kishte raste të këndellet përmes Valmir Berishës, por ky i fundit dështoi dy herë t’i shënonte Ilir Avdylit.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku dy skuadrat kishin më pak raste. Golashënuesi më i mirë Muhamet Hyseni me një gol fantastik e vulosi çështjen e fituesit.

Me këtë fitore, Llapi mbledh 54 pikë si lider aktual në Superligë derisa Liria mbetet në fund me 10 sosh.

banner
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 e ka mposhtur rivalin direkt në garën për mbijetesë, Fushë Kosovën me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, ku dy klubet kishin pak raste shënimi – por që dështuan t’i konkretizojnë.

Dallimin e bëri talenti Ibrahim Cërvadiku me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë të vendasve (8’).

Tani, Nikli ngritët në pozitën e shtatë me 29 pikë derisa Fushë Kosova qëndron në vendin e parafundit me 20 sosh, raporton nacionale.

Në anën tjetër, Gjilani s’ka arritur t’i fitojë pikët e plota në shtëpi ndaj Dukagjinit, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Elton Cale kaloi Gjilanin në epërsi pas 15 minutave lojë, por që Dukagjini arriti ta barazonte rezultatin me Atlin Mërlakun (54’).

Gjilani tani bie në vendin e tetë me 27 pikë derisa Dukagjini mban pozitën e gjashtë me 35 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *