June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Drita merr një pikë në Malishevë

Pas fitoreve ndaj Llapit dhe Lirisë, Malisheva në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll ka barazuar me Dritën.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë u mbyll me rezultatin 1:1.

Ensar Huruglica shënoi në minutën e 10-të për Dritën, kurse Altin Aliu në minutën e 23-të i barazoi shifrat dhe vendosi rezultatin final të ndeshjes.

Për Dritën ishte barazimi i dytë rresht në Superligë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.

Drita në vendin e tretë ka 51 pikë, aq sa ka edhe Llapi me një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Malisheva në pozitën e katërt ka 48 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *