Vendimi është marrë: Toni Kroos do të qëndrojë te Real Madrid

1 min read

Reprezentuesi gjerman Toni Kroos ka marrë një vendim dhe ai do të vazhdojë me Real Madridin, pasi ka rënë dakord të rinovojë kontratën e tij me Los Blancos deri në qershor të vitit 2025, raportoi eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Të dyja palët kanë një marrëveshje verbale dhe brenda pak ditësh pritet që kontrata të nënshkruhet zyrtarisht dhe ta publikojë Real Madridi.

Toni Kroos është në Real Madrid që nga viti 2014, kur u transferua në Santiago Bernabeu nga Bayern Munich.

34-vjeçari ka bërë 455 paraqitje për Los Blancos në të gjitha garat, duke shënuar 28 gola dhe duke dhënë 96 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *