Armenia kërkon falje, e mbulon gabimin teknik në fanella

Në fillim të ndeshjes miqësore ndërmjet Armenisë dhe Kosovës, një ngjarje e papritur ka ndezur debat përtej fushës së lojës. Lojtarët armenë janë paraqitur me fanella ku flamurin e Kosovës e kishin të shtypur në mënyrë të kundërt, gjë e cila është vërejtur menjëherë. Në momentin e parë, bëhet e ditur se presidentit i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar dhe ka kërkuar nga federata armene që të mbulojë atë pjesë të fanellës. Presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë i ka kërkuar falje homologut të tij dhe ka thënë se ky ka qenë vetëm një gabim i kompanisë që i ka shtypur fanellat, teksa ka thënë se nuk është bërë asgjë e qëllimtë për çka e dëshmon edhe respektimi i himnit të Kosovës nga të gjithë të pranishmit në stadium.Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes, flamuri i Kosovës në formë të mrapshtë në fanellat e lojtarëve armenë është mbuluar.