July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 5, 2024

Shorti i Ligës së Evropës, ekipet mësojnë kundërshtarët e tyre të mundshëm në gjysmëfinale

1 min read

Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës ku u mësuan çiftet çerekfinaliste.

Shorti i çerekfinaleve ka caktuar ndeshje mjaft interesante dhe të barabarta, ku spektakli nuk pritet që të mungojë.

Megjithatë, ndeshja mes Milanit dhe Romës është përballja më e fortë e kësaj faze në Ligën e Evropës.

Në ndeshjet tjera do të luajnë Liverpool-Atalanta, Bayer Leverkusen-West Ham dhe SL Benfica-Marseille.

Por, në rast se kalojnë në gjysmëfinale, si do të ishin çiftet?

UEFA ka hedhur shortin edhe për këtë fazë, ku fituesi i ndeshjes Benfica-Marseille do të përballej në gjysmëfinale me fituesin e Liverpool-Atalanta.

Gjysmëfinalja e dytë do të ishte ajo mes fituesit të ndeshjes Milan-Roma dhe Bayer Leverkusen-West Ham.

Në finale, në cilësinë e vendasit do të luajë fituesi i gjysmëfinales së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *