September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Leverkuseni nuk ka të ndalur, 34 ndeshje pa humbje, mposht me lehtësi Kolnin

Bayer Leverkuseni po marshon drejt titullit historik në Bundesligë. Seria pa humbje e skuadrës ku lider është Granit Xhaka, tashmë ka arritur në 34 ndeshje. Rekordin prej 33 ndeshjeve, Leverkuseni e vendosi javën e kaluar, ndërsa të dielën pasdite fitoi 2:0 në derbin regjional dhe të zjarrtë ndaj Koelnit.

Ndeshja e xhiros së 24-t të Bundesligës gjermane u zhvillua në Koeln.

Gjërat u bënë më të lehta për Leverkusenin në minutën e 14-të kur me karton të kuq u përjashtua Jan Thielman i Koelnit.

Jeremie Frimpong shënoi për 1:0 në minutën e 37-të. Në minutën e 73-të golin e dytë të Bayer Leverkusenit e realizoi Alex Grimaldo. Xhaka, si zakonisht, udhëhoqi nga mesfusha lojën e Leverkusenit. Leart Paqarada u paraqit prej minutës së 69-të për Koelnin.

Leverkuseni tani udhëheq në tabelë me 64 pikë. Dhjetë më pak i ka Bayerni në pozitën e dytë. Koelni është vetëm i 16-ti me 17 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *