April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Ancelotti: Durim me Arda Gulerin, do ta shihni talentin e tij

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se duhet pasur durim me Arda Gulerin.

Ancelotti mes tjerash theksoi se Guler ka nevojë për minuta por disa ballafaqime kërkojnë zgjedhje të tjera, duke iu referuar ndeshjes së fundit, në të cilën turku derisa ishte duke hyrë në fushë, trajneri italian e kishte tërhequr vendimin, duke e futur dikë tjetër në lojë.

“Arda Guler? Duhet durim. Është e vërtetë, ai ka nevojë për minuta, por ndonjëherë loja, skuadra dhe momentet kërkojnë zgjedhje të ndryshme”, u shpreh Ancelotti.

“I besoj Ardës, do të doja që fansat ta shihnin dhe ta shijonin talentin e tij… por do të vijë koha. Durim”.

Përndryshe, Real Madridi do të ballafaqohet sot me Valencian, duke filluar nga ora 21:00, në kuadër të La Ligas. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *