April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Abbott shkruan për takimin me Ademin: Sporti vazhdon të bashkojë vendet tona

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili dje u përshëndet me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, para largimit nga detyra e tij diplomatike në Kosovë, ka shkruar për këtë takim në profilin e tij në Facebook.

Abbott, krahas takimeve me krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti, ka rezervuar kohën edhe për takimin lamtumirës me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, me të cilin kishte raporte të ngushta miqësore gjatë misionit të tij në Kosovë. Ai në këtë takim ka përmendur dy nga momentet më të rëndësishme të kohës së tij në vendin tonë, e që lidhen me futbollin. Ai kujtoi me kënaqësi pritjen e jashtëzakonshme që Kombëtarja e Kosovës dhe mbështetësit e tyre kishin rezervuar për Anglinë në vitin 2019, si dhe rastin e vitit 2022, kur Irlanda e Veriut u takua me Kosovën në Belfast, e ku ai ishte pjesë e ekspeditës së FFK-së.

Këto momente, sipas Abbott, tregojnë fuqinë e sportit për të bashkuar komunitete dhe për të krijuar lidhje njerëzore që kapërcejnë kufijtë.

“U takova me mikun tim Agim Ademi nga Federata e Futbollit të Kosovës për të thënë lamtumirë. Dy nga pikat më të mëdha të kohës sime këtu ishin pritja e jashtëzakonshme që ekipi dhe mbështetësit e Anglisë morën në vitin 2019, pasuar nga rasti për të parë Irlandën e Veriut të luajë kundër Kosovës në Belfast në vitin 2022, i shoqëruar nga Agimi, si dhe ministri i Kulturës dhe kryetari i Prishtinës. Sporti vazhdon të bashkojë dy vendet tona”, ka shkruar Abbott.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *