June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ballkani fiton bindshëm ndaj Lirisë në Prizren

Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Ballkani, nuk ka hasur në telashe në xhiron e parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Të dielën në Prizren në praninë e një numri të madh shikuesish, Ballkani fitoi 3:0 ndaj Lirisë.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të. Suharekasit shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për fitoren solide.

Gentrit Halili kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 21-të. Për 2:0 realizoi Almir Kryeziu në minutën e 59-të, ndërsa rezultati final, 3:0, u vendos në minutën e 86-të. Realizator ishte Armend Thaqi.

Ballkani udhëheq në tabelë me 43 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësi i parë, Llapi.

Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *