Asllani për mediat austriake: Kosova, zgjedhje zemre!

Prurja më e re e Kosovës, Fisnik Asllani ka folur për mediat austriake rreth vendimit të tij për ta përfaqësuar Kosovën dhe jo Gjermaninë. Asllani është nën kontratë me klubit Hoffenheim, por këtë edicion është huazuar te Austria Wien, ku po shkëlqen.
Asllani më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Gjermanisë, derisa prezantimi i tij si pjesë e Dardanëve u bë në ceremoninë “Laureatët e Vitit” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përfaqësuesi i FFK-së, Fekmi Kongjeli.
“Pse vendosa ta përfaqësoj Kosovën? Mendoj se është çështje zemre. Ishte ndjenja ime që ta bëja këtë zgjidhje dhe është njerëzore.Vendosa edhe për familjen time, sepse ne jemi gjithashtu shumë të lidhur me Kosovën.Ne shkojmë për pushime atje çdo verë, kemi familjen atje, dajat dhe tezet, gjyshja gjithashtu është ende atje dhe kjo është arsyeja pse unë thjesht besoj se gjëra të tilla janë gjithmonë një çështje e zemrësdhe atëherë zemra më tha se tani është koha për të luajtur për Kosovën dheatëherë vendosa”, tha Asllani, transmeton Futbolli.info.
Tutje Asllani këmbënguli se zgjedhja e tij ishte një çështje e zemrës dhe thjesht donte të luante për vendin e tij dhe për prindërit e tij.
“Është e qartë se ka qenë gjithmonë e bukur të luaja për Gjermaninë, por tani kam vendosur për Kosovën dhe jamedhe krenar që e kam marrë këtë vendim”, ka shtuar Asllani.