June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Llapi zyrtarizon sulmuesin i cili është rritur dhe formuar në Zvicër

Skuadra e Llapit është përforcuar me sulmuesin e krahut të djathtë, Erduan Smajli.

Ai vjen nga Superiorja e Shqipërisë, ku u paraqit për skuadrën e Kukësit.

20-vjeçari është rritur dhe formuar tek ekipi zviceran, Young Boys.

Smajli ka thënë se është privilegj i madh të jetë pjesë e Llapit.

“Është kënaqësi për mua t’i bashkohem një klubi shumë të organizuar dhe me futbollistë shumë cilësor. Mikëpritja ka qenë shumë e mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga bashkëlojtarët. Po më pëlqen ambienti dhe puna që po bëhet dhe na mbetet që të punojmë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, deklaroi Smajli pas prezantimit./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *