Dështoi rikthimi i tij në Benfica, Guedes ateron në Spanjë për të nënshkruar me klubin e ri

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Goncalo Guedes është larguar përfundimisht nga Benfica, pasi nuk ishte i kënaqur me minutazhin e ofruar nga kjo skuadër.

Lojtari i cili është në pronësi të Ëolves është duke udhëtuar drejt Spanjës, për të nënshkruar marrëveshje me Villarrealin.

27-vjeçari ka mundësi që të nënshkruaj me klubin nga La Liga një kontratë afatgjate, por ende nuk është bërë e ditur marrëveshja e saktë.

Portugezi ka kontratë me ekipin nga Premier League deri në fund të këtij sezoni dhe më pas mbetët “lojtar i lirë”.

Gjatë këtij sezoni Guedes ka zhvilluar vetëm nëntë paraqitje me Bendican në Ligën e Portugalisë, por pa shënuar ndonjë gol apo asist.

Guedes e njeh majftë mirë ligën e Spanjës, pasi në të kaluarën ka luajtur për Valencian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *