Pranohet oferta, Perisic rikthehet në ekipin e fëmijërisë… mësohet data kur mund të luajë

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic është afër një rikthimi në ish-klubin e tij të fëmijërisë, Hajduk Split.
Skuadra e Tottenham Hotspur ka pranuar ofertën e klubit kroat që ka në dispozicion formën e huazimit, shkruan Indeksonline
Perisic do të jetë i gatshëm të luaj gjatë muajit prill, kurse synimi i tij është rikthimi në formë dhe të jetë gati për Euro 2024.
34-vjeçar ka qenë pjesë e Hajdukut në grupmoshat e reja në vitin 2004. Ai më pas ishte transferuar në Francë, te skuadra e FC Sochaux B.