Zyrtare: Arb Manaj, lojtari më i ri i Dritës

KF Drita përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka konfirmuar blerjen e sulmuesit 25-vjeçar, Arb Manaj.
Manaj i cili deri në këtë fazë të sezonit ishte pjesë e Ballkanit, nuk arriti që të gjejë hapësirat e duhura nën urdhrat e Ilir Dajës, duke u paraqitur në vetëm shtatë ndeshje.
Sulmuesi nga Klina arriti që të shënojë vetëm një gol për therandasit dhe tani do të shpresojë se do të gjejë formën e dikurshme tek Drita.
“Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj”.
“Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltër”.