April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 16, 2026

Tottenhami mposhtet thellë nga Brightoni

Pas serisë së tri fitoreve të njëpasnjëshme në Premier League, Tottenhami e ka pësuar disfatën e parë.

Të enjten në mbrëmje, Tottenhami humbi thellë në udhëtim te Brightoni me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së 19-të.

Ishte fitorja e parë për Brightonin në elitën angleze pas dy barazimeve e një disfate. Jack Hinshelwood e hapi serinë e golave për vendësit në minutën e 11-të. Në minutën e 23-të, Joao Pedro realizoi nga penalltia për 2:0. Pervis Estupinan në minutën e 63-të realizoi supergol me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca, ndërsa braziliani Joao Pedro, shënoi tjetër gol nga penalltia në minutën e 76-të.

Alejo Veliz në minutën e 81-të e ngushtoi epërsinë në 4:1, kurse Ben Davies realizoi tjetër gol katër minuta para fundit për rezultatin final, 4:2. Brightoni ka 30 pikë në vendin e tetë pas 19 ndeshjeve të luajtura. Tottenhami mbetet me 36 pikë në vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *