July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Fitore e vështirë e Chelseat në shtëpi ndaj Crystal Palaces

1 min read

Chelsea është këndellur në javën e 19-të në Ligën Premier, pasi ka fituar 2-1 ndaj Crystal Palaces në Stamford Bridge.

Pas 13 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Mikahlo Mudryk, që u asistua prej Malo Gustos.

Por, mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Michael Olise (45’+1), kur u asistua me anë të Jordan Ayew.

Me kaq edhe përfundon pjesa e parë, derisa e dyta kishte raste derisa u shënua vetëm një gol.

Rasti i parë serioz i kësaj pjese u shënua në minutën e 76-të, kur Nicolas Jackson tundi rrjetën e Crystal Palaces, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 82-të, Olise lëshoi një goditje të fortë, por priti portieri i Bluve.

Chelsea ishte tejet me fat, pasi fitoi një penallti nga një ndërhyrje që u shkaktua në Noni Madueken, me anglezin që e mori përgjegjësinë dhe realizoi për 2-1 në minutën e 88-të.

Pas javës së 19-të, Chelsea është në vendin e 10-të me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të takohen me Lutonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *