July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

James: Në Katar, nuk më lejuan të bëja dush lakuriq me shokët e skuadrës, nuk guxoja të haja ushqim me dorën e majtë!

1 min read

Ish-ylli i Real Madridit, James Rodriguez pati një periudhë të shkurtër duke luajtur për Al-Rayyan të Katarit.

E thënë më butë, futbollistit kolumbian nuk i pëlqeu ajo që pa dhe përjetoi në Lindjen e Mesme. Në një intervistë ai ka rrëfyer se çfarë i ka bërë përshtypje.

“Është shumë e vështirë të përshtatesh me jetën dhe kulturën në Katar. Për shembull, pas lojës bëmë dush dhe është zakon që të gjithë të jemi të zhveshur nën dush. Por në Katar më thanë që nuk duhet të jem lakuriq nën dush. Aty kishte shumë gjëra. Nuk më lejohej të haja me dorën e majtë, vetëm me të djathtën”, tha James për Globo TV të Brazilit.

James (32) luajti për shumë klube të mëdha në karrierën e tij – Real Madrid, Bayern, Porto, Monaco, Everton, Olympiacos dhe aktualisht luan për Sao Paulo, ekipin brazilian.

Ai ishte lojtari më i mirë i ri në botë dhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2014. Pas kësaj paraqitje Reali e bleu për 75 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *