July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Fitore dramatike e Manchester United në “Old Trafford”: Triumf me përmbysje përballë Aston Villas

1 min read

Manchester United ka marrë fitore dramatike 3—2 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Mysafirët shënuan të parët në minutën e 21-të me anë të Josh McGinn, duke heshtur tifozët vendas.


Për t’i bërë gjërat edhe më keq për ekipin e Erik ten Hag u përkujdes Lewis Dendoncker, kur shënoi pesë minuta më vonë me një asistim të Clement Lenglet.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte gjitha për Djajtë e Kuq.

Për vendasit, golin e parë e realizoi Alejandro Garnacho (59’), kur u asistua nga Marcus Rashford.

Garanacho realizoi edhe të dytin, tani në minutën e 71-të, për shifrat 2-2.

Për të përmbysur shifrat u përkujdes Rasmus Hojlund, që realizoi për 3-2 në minutën e 82-të.

Pas javës së 19-të, Manchester United ka arkëtuar 31 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të takohet me Nottinghamin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *