July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Infantino: Futbolli në Kosovë ka bërë përparim të madh 

2 min read

Gala mbrëmjen e FFK-së “Laureatët 2023” e ka nderuar përmes një video-mesazhi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai duke përshëndetur të pranishmit në këtë manifestim, ka theksuar se futbolli i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA, ka bërë përparim të madh, derisa është shprehur i lumtur me përkushtimin e FFK-së në zhvillimin dhe krijimin e kushteve më të mira të futbollit në vendin tonë.

Mesazhi i plotë i Infantinos:

I nderuari President, i dashur Agim, të nderuar mysafirë, të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju drejtohem në këtë ngjarje të rëndësishme – Çmimet e vitit 2023 të Federatës së Futbollit të Kosovës.Që kur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, në Kongresin tim të parë si president i FIFA-s, futbolli ka bërë përparim të madh në vendin tuaj dhe ekipet tuaja kanë arritur tashmë disa rezultate të mahnitshme.Siç e dini, pata kënaqësinë e madhe t’ju vizitoja në shtator të vitit 2022, ku munda të shihja vetë disa nga punët tuaja dhe më pas t’ju uroja mirëseardhjen në shtëpinë e FIFA-s në Cyrih në fillim të këtij viti.U inkurajova shumë nga mënyra se si jeni angazhuar aktivisht me FIFA-n në programin për zhvillimin e futbollit në Kosovë, ofrimin e ambienteve më të mira, ngritjen e standardit të lojës dhe rritjen e lojës së vajzave.Kjo është pikërisht arsyeja që krijuam programin ‘FIFA Forward’ dhe kjo dëshmon se jemi në rrugën e duhur.Mezi pres t’ju takoj sërish personalisht në të ardhmen e afërt dhe ndërkohë ju lutem mos harroni se gjithmonë mund të mbështeteni te FIFA.I përgëzoj fituesit e çmimeve për arritjen e tyre këtë vit dhe sigurisht ju uroj një ceremoni të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve.Faleminderit edhe një herë, gjithë të mirat për të gjithë ju. Shihemi se shpejti. Mirupafshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *