July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Manifestimi “Laureatët 2023”, Fisnik Asllani befasia e mbrëmjes, i bashkohet Kosovës 

2 min read

Në një atmosferë festive dhe emocionuese me mysafirë të shumtë, ka nisur Gala Mbrëmja e Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023” për të nderuar dhe shpërblyer lojtarët, trajnerët, klubet dhe personalitetet e rëndësishme të futbollit në Kosovë për vitin që po e lëmë pas.Mbrëmja ka nisur me befasi, ku Fisnik Asllani, anëtar i skuadrës gjermane Hoffenheim, por që aktualisht luan si i huazuar te Austria Wien, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai është ngjitur në skenë bashkë me përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, derisa atij ia ka dhuruar fanellën dardane presidenti Agim Ademi.“Jam shumë i lumtur që më është ofruar mundësia të luaj për Kosovën. Falënderoj familjen time që gjithmonë ka qenë afër meje, falënderoj edhe Fekmi Kongjelin dhe Agim Ademin”, ka theksuar Fisnik Asllani.Të pranishëm në këtë manifestim janë edhe zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, personalitete tjera nga institucionet, politika dhe nga komuniteti i futbollit dhe sportit në përgjithësi.Presidenti Agim Ademi, në fjalimin para të pranishmëve falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e futbollit përgjatë vitit 2023 dhe jo vetëm, e të cilët kontribuan në forma të ndryshme në zhvillimin dhe arritjet e futbollit kosovar, si dhe foli për sfidat dhe arritjet e futbollit gjatë kësaj periudhe.Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka duke falënderuar FFK-në që gjithmonë i jep mundësi të drejtohet të pranishmëve në këtë ceremoni.“Përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është si kurrë më parë, në të gjitha nivelet. Ky është një zhvillim i m adh, që ndoshta dikush duke qenë nga afër nuk e sheh, por vërtet ka një përparim të madh. Ne jemi të nderuar me FC Ballkanin që na ka përfaqësuar neve si rajon në tërësi në Evropë. Ndërkohë, rezultatet e Kombëtares jo gjithmonë vijnë. Çdo humbje është leksion dhe do t’i shërbejnë të ardhmes dhe padyshim rezultatet do të vijnë patjetër edhe për Kombëtaren e Kosovës”, ka Duka.Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe Ismet Krasniqi e Ibër Alaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *