February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ademi takon Infantinon, flasin për prioritetet e FFK-së në vitin 2024

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Giani Infantino, në Jeddah të Arabisë Saudite, ku po mbahet Kupa e Botës për klube. Kreu i FFK-së ndodhet në Jeddah, me ftesë të presidentit të FIFA-s, i cili çdo herë në evente të tilla e fton edhe presidentin Ademi. Gjatë takimit dhe darkës së përbashkët, presidenti Ademi dhe presidenti Infantino kanë diskutuar për prioritetet e Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin e ardhshëm, e disa prej të cilave përputhen edhe me pikat dhe prioritetet e FIFA-s, duke shpalosur kësisoj vullnetin e FFK-s për të zbatuar standardet ndërkombëtare të futbollit.Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka njoftuar se në muajin janar të vitit të ardhshëm do të fillojnë vizitat e delegacioneve të FIFA-s në federatat kombëtare, përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Këto vizita kanë për qëllim monitorimin dhe bashkëpunimin për zhvillimin e projekteve të futbollit në nivel kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *