Liverpooli bën ofertë për yllin e Marokut

Mediat angleze raportojnë se Liverpool është duke përgatitur një ofertë për yllin e Marokut, Sofian Amrabat.

Gjegjësisht, Klopp dëshiron të përforcojë mesfushën në janar, ndaj edhe i ka lënë përshtypje paraqitja e Amrabat në Botëror. Lojtari 26-vjeçar i Fiorentinës po luan mirë në Kupën e Botës dhe Klopp ka nevojë pikërisht për atë profil lojtari.

Liverpooli nuk ka shumë alternativa në mesfushë, ndaj është në kërkim të një mesfushori cilësor. “Reds” kanë përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh dhe duan ta sjellin marokenin në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *