July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

1 min read

Drita nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Akis Vavalis.

Skuadra gjilanase ndau rrugët me trajnerin grek pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit

Megjithatë humbja nga Prishtina 1-0 ishte vendimtare që palët t’i ndajnë rrugët.

Bardhekaltërtit kanë vendosur shpejt për trajnerin e ri, edhe pse shumë emra ishin ofruar për ta marrë postin e klubit gjilanas.

Telegrafi mëson se drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani.

Marrëveshja mes palëve tanimë është arritur dhe prezantimi i tij pritet të bëhet në 24 orët e ardhshme.

Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.

Së fundmi Ramadani ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *