July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Arsenali ‘luan tenis’ me Lensin, e shkatërron me rezultat të thellë ne “Emirates”

2 min read

Arsenali ka fituar me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në grupin B.

Epërsinë “Topçinjve” ia dha Kai Havertz pasi shënoi për 1-0 në minutën e 13-të pas një asistimi të Gabriel Jesus.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 21-të ku kësaj radhe Gabriel Jesus ishte në cilësinë e golashënuesit pasi realizoi për 2-0 me një gol të bukur.

Vetëm tre minuta më vonë, Bukayo Saka u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të çuar shifrat në 3-0 pas vetëm 23 minutave lojë.

Mysafirët kërkuan penallti në minutën e 36-të por VAR-i bëri me dije se gjithçka ishte e pastër  dhe ndeshja vazhdoi.

Arsenali nuk u ndal më kaq dhe shënoi edhe dy gola tjerë. Fillimisht me anë të Gabriel Martinellit në minutën e 27-të dhe më pas me Odegaard në minutën e 46-të.

Me rezultat 5-0 u mbyll pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Pjesa e dytë ishtë ‘e varfër’ sa i përket golave me Arsenalin që shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 86-të me anë të Jorginhos për rezultatin e thellë 6-0.

Arsenali tashmë kanë siguruar kualifikimin dhe janë lider të grupit me 12 pikë katër më shumë se vendi i dytë PSV Eindhoven.

Garë e fortë do të jetë nga ky grup për të parë se cili klub do të kualifikohet si i dyti pasi vetëm tri pikë ndajnë PSV në vendin e dytë dhe Lens në të tretin./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *