July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Prishtina 01 e pafuqishme përballë Kairat Almaty

2 min read

Prishtina 01 e ka nisur me disfatë të thellë fazën e 16-të skuadrave më të mira të Evropës në Ligën e Kampionëve. Një herë kampionia dhe dy herë fituesja e Kupës së Kosovës në futsall, humbi të mërkurën mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë nga Kairat Almaty e Kazakistanit, me rezultatin 11:2. Ndeshja i ka takuar Grupit B të fazës “Elite Round” dhe u zhvillua në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, që është edhe nikoqire e grupit. Ndeshja në të cilën pati numër të konsiderueshëm të adhuruesve të futbollit të sallës, nisi më mirë për Prishtinën 01. Alex Viana realizoi autogol që në minutën e pestë.Megjithatë, prishtinasit nuk e patën më forcën që ta ruajnë rezultatin apo ta thellojnë epërsinë. Pësuan gola të shpejtë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 7:1. Me të nisur pjesa e dytë, Prishtina 01 realizoi edhe një gol tjetër me Drilon Maxharrajn. Dhe kjo ishte e tëra që shfaqën futbollistët e skuadrës bardhekaltër”. Skuadra nga Kazakistani realizoi edhe katër gola tjerë për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 11:2. Tetë futbollistë të ndryshëm realizuan në këtë ballafaqim për skuadrën nga Kazakistani. Në fitoren e thellë me nga dy gola kontribuuan Pedro Santos, Diego Favero dhe Diego Da Silva, ndërsa nga një gol realizuan Neves De Lima, Edson, Douglas Junior, Alex Viana dhe Caio Ruiz. Kairat Almaty është superfuqi në futsallin evropian. Ligën e Kampionëve e ka fituar dy herë në të kaluarën, në edicionin 2012/13 dhe 2014/15. Prishtina 01 të enjten nga ora 20:00 do të luajë kundër Dobovecit të Sllovenisë. Kairat Almaty nga ora 17:00, ballafaqohet me Benfican portugeze. Këto skuadra ballafaqohen për herë të shtatë në këtë garë. Prishtina 01 është debutuese në Ligën e Kampionëve, por ka shënuar sukses madhor duke u bërë vetëm skuadra e dytë nga Kosova që kalon në fazën e 16-të skuadrave më të mira të Evropës. Fituesi i grupit kalon tutje në gjysmëfinale të turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *