July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

UEFA pezullon arbitrin që dha penalltinë për PSG-në

1 min read

Penalltia e akorduar për PSG-në në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Newcastle, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qëndruar indiference as UEFA.

Sipas raportimeve të mediave europiane, qeveria e futbollit ka ndëshkuar arbitrin polak Tomasz Kwiaktowski, duke e hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salzburgut.

Mbrëmjen e të martës Kwiaktowski ishte arbitër VAR-it, ashtu si edhe në Spanjë sonte, por UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.

UEFA nuk ka reaguar ende zyrtarisht për episodin, megjithatë pezullimi i arbitrit polak flet shumë dhe konfirmon se në zyrat e qeverisë europiani nuk u ka pëlqyer aspak një penallti e atillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *