July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

PSG merr një pikë fare në fund ndaj Newcastles

1 min read

PSG dhe Newcastle i kanë ndarë pikë në rrethin e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Skuadra angleze kishte fituar në shtëpi 4-1, ndërsa sonte tregoi se nuk fituan rastësisht në Angli edhe pse e lëshuan epërsinë në sekondat e fundit të takimit.

Pas 24 minutash lojë, Magpies shënuan golin e vetëm të ndeshjes, kur Gianluigi Donnarumma nuk arriti të kapte topin dhe Alexander Isak shënoi nga topi i kthyer.

Pjesa e dytë nisi me dominim nga PSG, ku edhe u shpërblye në fund për presionin e lartë.

Në minutën e 66-të, Bradley Barcola tentoi ta mposhte Nick Pope, por anglezi bëri një pritje brilante.

Tre minuta më vonë, Achraf Hakimi u rrëzua në zonë, por VAR-i sinjalizoi se nuk kishte penallti.

Ousmane Dembele lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi në minutën e 82-të nuk arriti të shënonte nga afërsia.

I pafat ishte edhe Kylian Mbappe (88’), që goditi jashtë portës brenda zonës së Newcastles.

Por, sulmuesi francez i barazoi shifrat në 1-1 falë një penallti që u shkaktua nga loja me dorë e Valentino Livramentos (90+7′).

Dortmundi është lider i Grupit F me dhjetë pikë dhe tashmë i kualifikuar, PSG me shtatë, Newcastle dhe Milani me pesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *