July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Immobile futet nga stoli dhe kthehet hero: dy gola dhe kualifikimi i Lazios afron! Shakhtar i fut presion Barcelona-s dhe Porto-s

1 min read

Edhe pse vuajti 80 minuta Lazio në fund ia del të fitojë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e Grupit E në Champions League përballë Celtic. Golat u shënuan në pjesën e dytë dhe erdhën nga stoli teksa Ciro Immobile nderoi italianët me dy realizime brenda tre minutash.

GOLI I IMMOBILE – VIDEO

GOLI I IMMOBILE 2 – VIDEO

Pas kësaj fitoreje, Lazio merr kryesimin e grupit me 10 pikë, teksa Celtic mbetet në vendin e fundit me një pikë. Pjesë e këtij grupi janë edhe Atletico Madrid dhe Feyenoord.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Shakhtar Donetsk fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Antwerp. Golin e fitores për ukrainasit e shënoi Matviienko në minutën e 12 të pjesës së parë ndërsa pjesë e të gjithë ndeshjes ishte edhe lojtari i kombëtares, Arbnor Muja.

Pas kësaj fitoreje, Shakhtari ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, po aq sa edhe Barcelona me Porton ndërsa Antwerp mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *