April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Dybala: Njerëzit flasin shumë dhe pa lidhje, me Lukaku-n kuptohemi shpejt

Pas fitores 3-1 të Romës ndaj Udineses, autori i një prej golave të “verdhekuqve”, Paulo Dybala, foli për mediet për këtë sfidë, por jo vetëm.

Sulmuesi u shpreh se njerëzit që thonë se nuk ka fat flasin kot, ndërsa shtoi se me Lukaku kuptohen mirë dhe shpejt.

“Një ditë e bukur, e rëndësishme ishte të fitonim dhe ne ia dolëm. Janë tre pikë themelore. I lumtur? Ka njerëz që flasin shumë, për fat të keq dhe pa arsye, kjo më mërzit. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën për ekipin, për trajnerin dhe shokët e tij. Erdha këtu për të kthyer gjithë dashurinë që më japin këta njerëz, do të doja të mbetem në histori ndoshta me një trofe. Unë dhe Lukaku kuptohemi shpejt, kemi folur shumë që nga ardhja e tij, për të arritur këtu ku jemi sot. Tre pikë nga zona e Champions League? Kampionati është ende i gjatë…”, tha Dybala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *