July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ylli i shkakton humbje të thellë Prishtinës

1 min read

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e pestë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në Suharekë, Ylli fitoi me rezultatin bindës, 100:80, ndaj Sigal Prishtinës.

Prishtina në mesjavë humbi në Ligën Ballkanike dhe tani ka humbur edhe në kampionat.

Ndeshja në Suharekë është vendosur në çerekun e tretë, të cilin vendasit e fituan me rezultat 33:19. Ylli e fitoi edhe çerekun e katërt, 24:19.

Jalen Nesbitt udhëhoqi suharekasit me 18 pikë e 11 kërcime. Kapiteni Gëzim Morina i kishte 18 pikë e shtatë asistime, ndërsa Henrik Shirko kontribuoi me 12 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Valon Bunjaku shtoi 13 pikë, katër kërcime e pesë asistime, ndërsa Chris Harris i kishte 10 pikë e pesë kërcime.

Tyron Harris i kishte 20 pikë e katër asistime te Prishtina. Muhamedali Janjeva i kishte 15 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Shaheed Davis ndeshjen e përfundoi me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Ylli tani ka gjashtë fitore e katër humbje, sa edhe Vëllaznimi. Prishtina pësoi humbjen e katërt, ndërsa i ka edhe pesë fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *