July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Llapi merr fitore të rëndësishme në Gjilan

1 min read

Llapi e ka fituar ndeshjen e vetme të zhvilluar të dielën në Superligën e Kosovës në futboll. Llapi e mposhti Gjilanin me rezultatin 2:0. Ndeshja u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan, ndërsa i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar. Ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola kur në skenë doli Ahmed Januzi. Pas një kundërsulmi të shpejtë ai bëri pasim të saktë për Valmir Veliun që realizoi për 1:0. Veliu gjuajti saktë, ndërsa topi shkoi pranë këmbëve të portierit të Gjilanit.

Në minutën e 93-të, Januzi asistoi për Muhamet Hysenin, që shënoi gol të bukur me goditje parabolë për 2:0. Për Hysenin ishte goli i dhjetë këtë edicion.

Ai është golashënuesi më i mirë në Superligë. Me fitore, Llapi doli në vendin e dytë me 28 pikë. Ballkani udhëheq me 35 pikë, ndërsa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Drita bie në vendin e tretë me 25 pikë, por po ashtu ka dy ndeshje më pak të luajtura. Gjilani renditet i shtati me 14 pikë nga 14 ndeshje.

Ndërkohë përballja tjetër mes Prishtinës dhe Dritës që ishte paraparë të luhej sot në Kompleksin Kombëtar në Hajvali është shtyrë, shkaku i borës dhe akullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *