July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

S’ka fitues mes City-t dhe Liverpool-it, sherr Nunez-Guardiola në fund | Video

1 min read

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e madhe e javës së 13-të të Premier League.

Qytetarët mbeten në krye të kampionatit përkohësisht, një pikë larg Të Kuqve.

Ka qenë i përhershmi Haaland që ka zhbllokuar takimin në minutën e 27-të.

CITY-LIVERPOOL – PERMBLEDHJA E NDESHJES – VIDEO

Norvegjezi ka shënuar kundër 20 nga 21 skuadrat me të cilat është përballur në kampionatin anglez me Brentford që është i vetmi ekip që nuk është ndëshkuar nga Haaland.

Kur dukej se City do të merrte tri pikët radhës ka ardhur goli i Alexander-Arnold në minutën e 80-të që ka fiksuar shifrat në 1-1.

Tension në fund të ndeshjes, me Nunez që ka pasur një përplasje me Guardiola-n, por Klopp është futur mes të dyve duke shmangur që situata të përkeqësohej.

CITY-LIVERPOOL – SHERRI NUNEZ-GUARDIOLA – VIDEO

Manchester City kryeson Premier League me 29 pikë, por mund të parakalohet nga Arsenal dhe mund të kapet nga Tottenham, me dy ekipet londineze që kanë një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *