July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Lëndohet Rashica, në dyshim për nesër!

1 min read

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në ‘St Jakob-Park’ në Bazel para sfidës së nesërme me Zvicrën në kualifikimet për Euro 2024.

Federata e Futbollit e Kosovës në një postim në Instagram ka theksuar se atmosfera në prag të kësaj ndeshjeje është motivuese, duke ditur faktin se pritet mbështetje e madhe në tribuna nga bashkëatdhetarët tanë.

Megjithatë, shqetësues është paralajmërimi për lëndimin e Milot Rashicës në fundin e stërvitjes.

“Gjendja e futbollistëve është e mirë, përveç një shqetësimi që Milot Rashica pati në fund të stërvitjes në muskul, e që për detaje do të dihet pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore”, ka shkruar FFK.

Në rast se rezulton që lëndimi të jetë serioz, atëherë Kosova do të jetë tejet e hendikepuar, ngase Vedat Muriqi mungon shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Izraelit, derisa pjesë e kombëtares nuk janë as Amir Rrahmani e Edon Zhegrova.

Gjithsesi, FFK, ka shkruar se fitorja nuk është vetëm një dëshirë, por një qëllim për Dardanët, pavarësisht forcës së kundërshtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *