April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Kreu i Dardanëve: Të përkrahim Kosovën, s’kemi nevojë të merremi me të tjerët

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka ftuar tifozët dhe qytetarët për përkrahje të Kosovës në ndeshjen e të së dielës kundër Izraelit e cila i takon kualifikimeve për Euro 2024 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ai ka thënë se tifozeria duhet të jetë për Kosovën pa bërë, siç e ka quajtur ai, kundërtifozëllëk për të tjerët, në rastin konkret për Izraelin.  
Berisha ka theksuar se kush ka pakënaqësi me zhvillime të caktuara në botë atëherë shteti i Kosovës ka institucione që merren me politikë të jashtme. “Nuk duam t’i japim vëmendje mysafirit, duam te koncentrohemi te interesi ynë, që është mbushja e stadiumit, shtyerja e lojtarëve drejt fitores, fillimi i kthelljes së ujit e turbullt të këtyre kualifikimeve. Nuk jemi të interesuar që si komunitet i sportit ta bartim barrën e konflikteve jashtë vendit tonë. Plot nga ne jemi prindër dhe e kuptojmë dhembshurinë për fëmijët e vrarë kudo në botë, por jemi këtu për tifozëllëk për vete e jo kundërtifozëllëk për të tjerët. Të mos krijojmë frymë përçarëse të panevojshme”, ka shkruar Berisha.

Ndeshja Kosovë-Izrael ka qenë në orar për muajin e kaluar, por ishte shtyrë pas shpërthimit të konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *