July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zidane: Messi është magji e pastër

2 min read

Zinedine Zidane dhe Lionel Messi janë përballur ballë për ballë. Biseda e tyre, në të cilën kanë ndarë një mori komplimentesh, do të rrëfehet gjatë.

Zidane dhe Messi shënuan periudha të ndryshme në historinë e futbollit. Zidane hyri në skenë në mesin e viteve ’90 të shekullit të kaluar, dhe pas pensionimit të tij në 2006, Lionel Messi u shfaq në skenën e madhe.

Rivalë ishin edhe në fushë pasi Zidane udhëhoqi Realin dhe Leo luajti për Barcelonën. Megjithatë, ata kanë respekt të madh për njëri-tjetrin pavarësisht nga rivaliteti.

“I pashë gjërat në fushë më shpejt se të tjerët. Unë isha një sekondë përpara të tjerëve, por ju jeni tre sekonda përpara të gjithëve. Është një mëkat i madh që nuk mund të luanim së bashku”, i tha Zidane Messit.

“Nëse do të më duhej ta përshkruaj me një fjalë ajo do të ishte – Magjik. Sot mund t’i them ballë për ballë se sa shumë e dua si lojtar. Ai është magji, magji e pastër. Të paktë janë ata që i ngjajnë, por askush si ai”. ishin fjalët e Zidane.

Edhe Leo nuk ka ngurruar të komplimentojë francezin legjendar.

“Më duhet të them që të adhuroj. Nuk kemi luajtur bashkë, kemi luajtur kundër njëri-tjetrit, ju si trajner dhe unë si lojtar. Të kam respektuar gjithmonë dhe të adhuroj gjithçka që ke bërë. Nuk po e them këtë sepse je këtu, e kam thënë më parë. Zidane është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori dhe unë gjithmonë e kam dashur dhe respektuar atë. Kam vuajtur shumë për shkak të tij kur ai ishte në Madrid”, tha Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *