July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Messi rikthehet në “Camp Nou” 

1 min read

Lionel Messi mund të kthehet në Camp Nou, jo në radhët e Barcelonës, por për të luajtur një ndeshje lamtumire në stadiumin që ka qenë shtëpia e tij për dy dekada.

Në vitin 2021, si lojtar i lirë, Lionel Messi duhej të largohej nga klubi për shkak të situatës së keqe ekonomike. Ai u transferua te PSG si lojtar i lirë.

Argjentinasi u përfol për rikthim në Barcelonë pas përfundimit të kontratës së tij në Paris, por kjo nuk ndodhi.

Pas përfundimit të bashkëpunimit me PSG-në, Messi vendosi të largohej nga Evropa. Ai nënshkroi për Inter Miami dhe është lojtari i parë që fiton ‘Topin e Artë’ duke luajtur për një klub jashtë Evropës.

“Camp Nou” aktualisht është duke u rinovuar dhe Leo Messi mund të rikthehet në të. Dhe kjo në hapjen solemne të saj.

Në kuadër të 125 vjetorit të Barcelonës, është planifikuar një ndeshje me kombëtaren argjentinase të futbollit për hapjen e versionit të ri të stadiumit ikonik.

Plani është që Lionel Messi të luajë 45 minuta me fanellën e Barcelonës dhe kështu t’i thotë lamtumirë klubit dhe më pas të luajë 45 minuta me fanellën e Argjentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *