July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

CHAMPIONS | Bayern dhe Real nuk falin, marrin fitoret e radhës! Interi i falet Martinezit, “kualifikon” edhe Sociedadin

3 min read

Bayern Munich ka mposhtur Galatasaray ne Munich pasi e kishte bere edhe ne Stamboll. Pas nje pjese te pare 0-0, ne te dyten eshte ndezur gjithcka teksa ka qene golashenuesi me i mire i ekipit te Tuchel, Harry Kane, ai qe ka realizuar dy gola. Turqit jane zgjuar ne fund dhe kane shkurtuar shifrat me golin e Bakambu. Bayern qe shkon keshtu 12 pike ne grup dhe kishte siguruar me kohe kualifikimin por tani ka salduar edhe kreun e renditjes.

GOLI I HARRY KANE 1 – VIDEO

GOLI I HARRY KANE 2 – VIDEO

Nje ndeshje e cmendur ajo ne Danimarke mes Kopenhagen dhe Manchester United ka dhuruar befasi te jashtezakonshme ne minutat e fundit ku skuadra vendase ka bere nje permbysje te jashtezakonshme ne nje sfide me plot 7 gola! Nje 4-3 qe fut ne loje Kopenhagen dhe tashme veshtireson punen e United qe ka vetem 3 pike.

Manchester United ka hedhur poshte dy golat e Hojlund, ne Danimarke, ndaj FC Kopenhagen, per shkak te nje pakujdesie nga Rashford! Nje 2-2 qe le ende gjithcka te hapur. Ne fakt, vendasit jane me nje futbollist me shume duke qene se Rashford ka dale me te kuq.

Nje nderhyrje me taka ngritur qe VAR e ka konsideruar si loje e ashper dhe arbitri i ka treguar te kuqin sulmuesit. Fillimisht Mohamed Elyounoussi ka shkurtuar shifrat dhe ne kohen shtese ishte Diogo Goncalves me penallti autori i 2-2.

GOLI I HOJLUND 1 – VIDEO

GOLI I HOJLUND 2 – VIDEO

KARTONI I KUQ I RASHFORD – VIDEO

GOLI I KOPENHAGEN – VIDEO

GOLI I KOPENHAGEN 2 – VIDEO

Ne pjesen e dyte, edhe pse me dhjete futbolliste, Manchester United ka arritur te shenoje me Bruno Fernandes golin e 2-3 por vendasit nuk jane dorezuar dhe duke perfituar edhe nga lodhja e ekipit anglez kane shenuar dy here me Lerager dhe 17 vjecarin Roony Bardghji.

GOLI I BRUNO FERNANDES – VIDEO

GOLI I KOPENHAGEN 4-3 (VIDEO)

Interi ka prere bileten per ne fazen tjeter duke kaluar grupin dhe tashme do te vendoset me Real Sociedad per vendin e pare ne dy ndeshjet e mbetura. Zikalterit se kane pasur te lehte ndaj Salzburg qe ka luftuar por ne pjesen e dyte, me aktivizimin e Lautaro Martinez, zikalterit kane gjetur golin pas nje penalltie te akorduar per prekje me dore.

Argjentinasi nuk gaboi nga pika e bardhe duke shenuar golin e fitores. Kjo fitore e Interit kualifikon automatikishte dhe Sociedad ndersa ne dy ndeshjet e mbetura Benfica dhe Salzburg do te luajne per nje vend ne Europa League,

GOLI I LAUTAROS – VIDEO

Ne Grupin B, Arsenali gjithashtu ka hedhur nje hap te rendesishem per te siguruar kualifiikimin edhe pse ende jo matemariksht. Skuadra e Arteta ka mundur ekipin e Sevillas me golat e Trossard dhe Bukayo Saka, ndersa PSV ne anen tjeter ka mundur Lens duke shkuar 5 pike aq sa francezët. Ndersa Arsenal kryeson me 9 pike.

GOLI I TROSSARD – VIDEO

GOLI I SAKA – VIDEO

GOLI I DE JONG – VIDEO

Real Madrid ka mposhtur lehte 3-0 Bragen dhe ka shkuar keshtu 12 pike ne grup dhe tashme do t’i duhet vetem 1 pike per te siguruar kreun e renditjes pasi kualifikimin e kishte arritur me kohe.

Pjesa e pare eshte mbyllur me golin e shenuar nga Brahim Diaz. Sakaq, duhet theksuar se per portugezet shansi i mire ka qene ne fillim te ndeshjes por portieri Lunin ka bere nje pritje nga 11-te metershi duke ndaluar keshtu ekipin mik te kalonte ne avantazh.

Ne pjesen e dyte kane qene Rodrygo dhe Vinicius Jr ato qe kane shenuar per ekipin e Ancelottit.

PENALLTIA E PRITUR NGA LUNIN – VIDEO

GOLI I BRAHIM DIAZ – VIDEO

GOLI I RODRYGO – VIDEO

GOLI I VINICIUS JR – VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *