July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj presidentit të FFK-së, Agim Ademi

2 min read

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Mirëpo, prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerre aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penale me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

“Prokurori ka shqyrtuar dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryersve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit.

Sipas këtij aktvendim të dyshuar për shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimi ishin edhe këta persona me këto iniciale M.C, A.D, I.A, dhe A.N.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *