July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Leao: Kritikat? Le të vazhdojnë, unë flas në fushë

1 min read

E marta ishte një natë e paharrueshme për Milanin dhe për Rafael Leaon. Portugezi, shënuesi i golit të parë të kuqezinjve, ishte më i miri në fushë në ndeshjen kundër PSG-së, për çka u shpërblye me çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”.

Kishte një mbrëmje si protagonist: një goditje sipër kokës dhe një festë të zemëruar, me gisht në buzë, si për të heshtur kritikat. Një paraqitje cilësore dhe sasiore, e analizuar kështu në intervistën dhënë për Mediaset: “Për mendimin tim sot çmimi është për të gjithë ekipin. Ne treguam se si është Milani në shtëpi. Jam i lumtur dhe krenar për ekipin tim, bëmë një të punë të pabesueshme. Jam shumë i lumtur. Kjo ndeshje ishte ajo që mund të ndryshonte çdo gjë në grupin tonë, fitorja ishte gjëja më e rëndësishme. Ne fituam dhe tani po mundohemi të kalojmë në raundin tjetër. Kjo fitore na dha shumë besim”, tha Leao. Dhe duke folur për kritikat ai shtoi: “Le të vazhdojnë të flasin, unë flas në fushë… ”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *