July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dortmund rikthen historinë dhe traditën 27 vite më mbrapa, mposht Newcastle! Shakhtar trondit Barcelonën

2 min read

Jane luajtur dy ndeshjet e Champions League te ores 18:45 dhe kane prodhuar rezultate deri diku befasuese! Ne fakt, tronditja me e madhe ka ndodhur ne Hamburg te Gjermanise, aty ku Barcelona është befasuar në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk (qe kujtojme nuk luan ne Ukraine per shkak te konfliktit). Ukrainasit kanë arritur të kalojnë në avantazh ndaj katalanasve në minutën e 40’, pas nje aksioni te bukur ku ka qenë Sikan ai i cili ka ndëshkuar Ter Stegen.

GOLI I SHAKHTAR – VIDEO

Barcelona synonte të siguronte matematikisht kualifikimin në “Volksparkstadion” të Hamburgut në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve me Shaktar Donetskun në transfertë por nuk kane mundur dot dhe duhet ta shtyjne tashme ne nje grup qe ka marre jete pasi edhe Shakhtari eshte ne kuoten e 6 pikeve tani pas dy fitoreve te arritura.

“Blaugranat” kanë pasur një ecuri pëfekte deri tani me tri fitore në po kaq ndeshje, por sonte pesuan humbjen e pare. Pjesa e dyte ishte me shume raste te shperdoruara nga djemte e Xavi Hernandez, jo te qete ne 20 metrat e fundit.

Sakaq, ne ndeshjen tjeter, po ne Gjermani, ne “Singal Iduna Park”, Dortmund ka fituar serish me Newcastle pasi e mundi edhe ne Angli, duke i mare keshtu 6 pike ekipit bardhezi. Dhe duke qene se kishte 1 pike ne ate ndeshje te luajtur dhe barazuar me Milani, tani eshte 7 pike ne grup.

Pjesa e pare ka folur per ekipin e Terzic, qe ka gjetur golin me Fullkgruk, i pari per te ne Champions League. Ne pjesen e dyte, me gjithe presionin e ekipit mik, Dortmund ka gjetur edhe golin e dyte me Julian Brandt.

Dortmundi ka fituar ndeshjen e tyre në shtëpi dhe jashtë  fushe kundër një klubi anglez në UCL për herë të parë që kur mposhti Man Utd në 1996/97…

GOLI I FULLGRUK- VIDEO

GOLI I BRANDT – VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *